Lexoni me kujdes kushtet e përdorimit para se të rezervoni në Saba Turs.
Këto kushte rregullojnë marrëdhënine tuaj me operatorin e udhëtimeve.
Pranimi i këtyrekushteve nënkupton një marrëdhënie kontraktuale mes jush (identifikuar më poshtë si “Udhëtar”), dhe Saba Turs (identifikuar më poshtë si “Operator”)
Nëse nuk pajtoheni me këto kushte, ju nuk mund të bëni rezervime të udhëtimeve online dhe nuk mund të pranoni shërbime tjera nga operatori.
Me rastin e pranimit të kushteve të përdorimit dhe pranimit të shërbimeve nga operatori, ju hyni në raporte kontraktuale me operatorin sipas kushteve të cekura më poshtë
Vazhdimi i përdorimit të faqes dhe rezervimi online do të konsiderohen si pranim i kushteve të përdorimit të specifikuar në këtë faqe.
Të dyja palët
deklarohen se do të angazhon që t’i kryejnë obligimet që rrjedhin nga kjo
marrëveshje. Gjithashtu, të dyja palët pajtohen që problemet e mundshme
fillimisht të angazhohen t’i zgjidhin me bashkëpunim dhe mirëkuptim të dy
anshmëm, nëse kjo rezulton pa suksesshëm, atëherë vjen në konsiderim procesi
gjygjësor.
1. REZERVIMI ONLINE
Secili individ ka të drejtë të rezervoj udhëtimin deri sa ka vende të lira në autobus/udhëtim.
Personat nën moshën 18 vjeçare nuk lejohen të bëjnë rezervim pa shoqërues të rritur, mbi moshën 18 vjet.
Pasi të përfundohet rezervimi, operatori do të dërgoj një email me biletën e bashkangjitur në të. Është përgjegjësia e udhëtarit që të kontrolloni që rezervimi juaj të jetë i saktë.
Bileta vlenë vetëm për datën e nisjes të cilen ju e
keni zhgjedhur gjatë rezervimit online. Për ta ndryshuar rezervimin tuaj,
ju duhet të kontaktoni me telefon me operatorin. Ndryshimet nuk mund të
bëhen nëse këto ndryshime rezultojnë me ndryshim të çmimit, apo nëse
operatori nuk mund ta garantoj shërbimin për ndryshimet e kërkuara. Me
këtë rast, palohet pajtohen të gjejnë një zgjidhje të pershtatshme per të dy palët.
Nëse është e mundshme teknikisht, atëherë udhëtarët
kanë mundësinë të përzgjedhin një ulëse të caktuar standarde. Operatori ka
të drejtë që vendet e rezervuara t’i ri-konfigurojë nëse kjo kërkohet për
arsyeve të brendshme të operatorit.
Për personat me aftësi të veqanta, kërkohet edhe
shoqërimi nga familjari ose personi i autorizuar nga organet kompetente
për shoqërim të personit në fjalë.. Me këtë rast, personi shoqërues duhet
të jetë mbi moshën 18 vjeçare, dhe i njejti të ketë rezervim/biletë për të
udhëtuar. Rrjedhimisht, bileta e personit me aftësi të veçanta nuk vlen
edhe për shoqëruesin.
Operatori nuk mund të garantoj shërbim dhe ambient të
veçuar ose të dedikuar për personat me aftësi të veqanta. Kjo varet nga
politikat e operatorit dhe hapësirat të disponueshme në autobusët e tij.
2. PAGESAT ONLINE
Pagesat online procesohen nga platforma Stripe.com si palë ndërmjetësuese për mundësimin e pagesave online përmes llogarisë AlbaLines. Operatori nuk bën mbjedhjen ose ruajtjen e të dhënave të kredit kartelave të paguesit.
Operatori mund të filloj procedurë penale për udhëtarët të cilët tentojnë bllokimet e transaksioneve të realizuara përmes blerjes së biletës online.
3. UDHËTIMI
Udhëtari duhet të ketë me vete dokumentet e
identifikimit që i mundësojnë dhe lejojnë hyrje/daljet në shtetet ku kalon
rruga deri - dhe në shtetin e arritjes. Udhëtarit nuk i lejohet nisja
nëse nuk i posedon dokumentet e nevojshme të identifikimit.
Saktësia e orarit të nisjes apo arritjes mund të
ndryshoj varësisht nga rruga, kushtet e trafikut, dhe mbarëvajtja e
udhëtimit.
Operatori është i obliguar që secilin udhëtar ta
dërgoj në destinacionin e shenuar në biletën e tij.
Në rast të cenimit të mbarëvajtjes dhe sigurisë së
udhëtimit dhe të udhëtarëve të tjerë, operatori ka autoritetin të
përjashtoj secilin udhëtarin shkatar nga autobusi dhe rastin ta raportoj
në organit e rendit.
Nuk lejohet futja dhe transporti me autobus i kafshëve
shtëpiake, shpezëve, peshkut ose kafshëve/gjallesave tjera.
Operatori rezervon të drejtën ekskluzive të anulimit
të rezervimit deri 12 orë para nisjes dhe kompensimit të plotë të saj në
raste kur kjo bëhet me qëllim të mbrojtjes së interesave kompanisë.
Secili udhëtar obligohet të kompensoj dëmet e
shkaktuara nga ana e tij në autobus, ose dëmet e mundshme ndaj udhëtarëve
tjerë gjatë udhëtimit
Operatori ka të drejtën e përdorimit të video kamerave
për gjirimin e udhëtimit për çështje të sigurisë së brendshme të
kompanisë. Këto gjirime mund të vihen në dispozicion të autriteteve të
sigurisë vetëm nëse kjo kërkohet me një mandat gjykate.
Operatori nuk ka asnjë përgjegjësi në
rast të arrestimit dhe ndalimit të udhëtarit nga policia ose organet tjera të
rendit.
4. HYRJA NË AUTBUS (NISJA)
Për të hipur në autobus, ju duhet të keni me vete
biletën e shtypur,fotografinë e biletës ose QR kodin e biletës suaj.
Ju jeni përgjegjës të jeni në vendin e nisjes së paku
15 minuta para nisjes sipas orarit të specifikuar në biletën tuaj..
Operatori mundet por nuk është i obliguar që të pres apo të thërras në
telefon udhëtarët që mungojnë kur autobusi të arrijë në pikën e nisjes të
paraparë sipas orarit.
Orari mund të ketë ndryshime të vogla nëse ka vonesa
në komunikacion për shkak të trafikut, motit ose rrethanave tjera jashtë
kontrollit të operatorit.
Operatori ka të drejtë të kërkoj mjete identifikimi
për të lejuar hipjen në autobus, apo për të kontrolluar moshën e çdo
udhëtari të përfshirë në udhëtim.
Udhëtari është i obliguar që të kontaktojë operatorin
nëse nuk e ka të kjartë orarin dhe vendin e nisjes, apo çdo detaj tjetër
rreth udhëtimit të tyre.
Udhëtarët që mungojnë në udhëtim apo nuk e kan bërë
anulimin e biletës paraprakisht, nuk kompensohen për biletat e tyre të
pashfrytëzuara, përveç nëse operatori pranon ta zëvendësoj atë udhëtim në
një datë tjetër.
Në rast se autobusi vonohet mbi 60 minuta ose nuk
arrinë fare, mund të bëhet zhvendosja e udhëtarit në një datë tjetër
udhëtimi, apo edhe rimbursim i plotë (-5% e çmimit total për transakcione
bankare) për udhëtimin e vonuar ose të dështuar. Operatori i udhëtimit
merr përgjegjësinë për anulimin ose ndërrimin e datës së udhëtimit, për të
cilin duhet t’i informoj paraprakisht udhëtarët e saj.
Nëse udhëtari ka biletë kthyese dhe nuk e ka të
caktuar datën e kthimit, ai/ajo duhet të kontaktoj operatorin e udhëtimit
për të caktuar një datë kthimi. Data e kthimit caktohet varësisht nga
vendet e lira në datat e kërkuara nga udhëtari.
5. KLASIFIKMIMI I UDHËTARËVE
Me “udhëtarë” nënkuptohet secili person që ndodhet në
Autobus.
ADULT (i rritur) konsiderohet secili udhëtar i moshes
madhore nga 12 vjeç e lartë.
CHD (Fëmijë) konsiderohet secili udhëtar nga mosha 2
deri 12 vjeç.
INF (Infant ose bebe) konsiderohet secili udhëtar nga
0 deri 2 vjeç.
Infanti nuk posedon ulëse dhe parashihet të mbahet nga
prindi ose kujdestari/ja i fëmijës.
6. BAGAZHI
Lejohet një (1) bagazh (qantë normale) për çdo
udhëtar, deri në 45 kg, dhe një çantë e vogël shpine që mund të vendoset
nën karrike ose mbi karrike në bagazhin e brendshëm të autobusit.
Operatori mund të kërkoj pagesë shtesë për bagazh
shtesë nëse ka hapsirë në bagazhin e autobusit.
Operatori, policia dhe dogana mund të kërkojnë që
bagazhi të kontrollohet para nisjes dhe gjatë udhëtimit, kurdo që ka
nevojë.
Operatori mund ta vulosë (mbyllë) bagazhin tuaj me
letër identifikuese.
Operatori mund të vendosë anulimin e udhëtimit për
udhëtarin i cili me vete transporton gjësende të dyhsimta, ilegale ose të
rrezikshme të cilat mund ta cenojnë sigurinë ose mbarëvajtjen e udhëtimit.
Udhëtari duhet t’i deklarojë në doganë produktet që
mund t’i nënshtrohen rregullave dhe tarifave doganore.
Nuk bëhet rimbursimi (kthimi i parave) nëse bëhet
anulimi i udhëtimit për shkak të kushteve të cekura për bagazhin.Udhëtari
është përgjegjës për të ruajtur bagazhin e tij në çdo kohë. Operatori nuk
merr përgjegjësi për bagazhin dhe nuk kompenson bagazhet e humbura.
Bagazhet e humbura do të paraqiten si raste në polici ose organe tjera
kompetente nga operatori dhe udhëtari
7. NDIHMA FIZIKE
Operatori mundet, por nuk është i obliguar të ofroj
ndihmë për bartjen ose zhvendosjen e bagazhit.
Operatori mundet, por nuk është i obliguar të ofroj
ndihmë për persona me aftësi të veçanta.
Udhëtari duhet që të kontaktoj me operatorin për të
vërtetuar nëse në autobus mund të akomodohen personat me aftësi të
veqanta, dhe nëse autobusi është i përshtatshëm për këtë kategori
udhëtarësh.
8. PIJET, USHQIMI DHE DUHANI
Në autobus lejohet vetëm ushqimi i lehtë, sanduich,
uji, pijet joalkoolike dhe grimcinat (chips, kikirik etj). Nuk lejohen
ushqimet e gatuara që kanë aromë të forte, si gjellë, mish i gatuar,
hamburger, etj, dhe në përgjithësi ushqimet që kanë erë dhe mund të
pengojnë udhëtarët e tjerë.
Operatori ka të drejtë të vendosë nëse një ushqim i
caktuar të lejohet apo jo në autobus.
Secili udhëtarë është i obliguar të kujdesët për
pastërtinë e vet dhe të hapsirës që është ulur. Mbeturinat personale duhet
të grumbullohen nga udhëtari dhe të hidhen po nga ai/ajo kur të jepet
mundësia.
Nuk lejohet konsumimi i asnjë lloji të duhanit,
cigareve elektrike, ose substancave tjera narkotike apo psikotrope, ashtu
si nuk lejohet asnjë lloj i alkoolit gjatë udhëtimit, përfshirë këtu
birrën dhe verën.
Operatori nuk ka asnjë lloj obligimi për ushqimin
tuaj, dhe nuk është i obliguar të ofroj ndonjë shërbim sa i përket
ushqimit ose pijeve, përveq kur specifikohet ndryshe në politikat e
udhëtimit të operatorit.
9. TË DHËNAT PERSONALE
Secili person që bën rezervim online, obligohet që t’i
paraqes të dhënat e vërteta kontaktuese përfshirë emrin mbiemrin, dhe në
disa raste edhe numrin e dokumentit të identifikimit.
Në momentin rezervimit, ju pranoni që këto të dhëna të
mund të përdorën nga operatori dhe palët e përfshira në realizimin e
udhëtimit për të kontaktuar me ju dhe për të realizuar udhëtimin tuaj.
Të dhënat e pasakta mund të rezultojnë me humbje të
rezervimit dhe me humbje financiare. Para kompletimit të rezervinit
udhëtari duhet t’i rishikoj me kujdes të gjitha informatat kontaktuese
Nëse udhëtari gabon informatat kontaktuese, ai/ajo
duhet të kontaktoj sa më parë operatorin, i cili mundet por nuk është i obliguar,
të ndihmojë udhëtarin për të përmirësuar të dhënat personale.
10. VERIFIKIMI I REZERVIMIT
Secili rezervim online mund të verifikohet përmes QR kodit përkatës. Po ashtu,
udhëtari mund ta kontaktoj operatorin e udhëtimit dhe të merrni
informacione shtesë rreth rezervimit të tij/saj.
11. NDRYSHIMI I REZERVIMIT
Pranohen ndryshime të rezervimit deri sa nuk ka
ndryshime financiare në biletë. Po ashtu operatori mundet, por nuk ëshë i
obliguar që ta mundësoj edhe zhvendosjen e datës së udhëtimit nëse çmimi i
rezervimit mbetet i pa ndryshuar.
Të dhënat tjera që mund të ndryshohen janë emri,
mbiemri dhe të dhënat kontaktuese.
12. ANULIMI I REZERVIMIT
Nuk pranohen anulime të rezervimeve dhe rimbursim për
rezervimet e bëra online 24 orë para nisjes së atij rezervimi. Sipas
marrveshjes, operatori mundet, por nuk është i obliguar, ta zhvendos
udhëtimin tuaj në një datë tjetër.
Nuk mund të bëhet anulimi i rezervimeve kthyese të
cilat e kanë realizuar udhëtimin shkues. Sipas marrveshjes, operatori
mundet, por nuk është i obliguar, ta zhvendos udhëtimin tuaj kthyes në një
datë tjetër.
Anulimi i rezervimit mund të bëhet vetëm online, duke
klikuar linkun e menaxhimit të biletës dhe pastaj duke klikuar “anulo
biletën”. Me këtë rast, operatori pranon një kërkesë për anulimin e
biletës, e cilanëse operatori turistik vlerëson se i plotëson kushtet e
lartëcekura të anulimit.
Rezervimet që anulohen mund të kenë penallti
financiare. Vlera e penalltisë shfaqet gjatë aplikimit për anulimin e
rezervimit online
Në rast se operatori nuk mundet ta
realizoj udhëtimin, mund të bëhet zhvendosja e udhëtarit në një datë tjetër
udhëtimi duke i njoftuar kështu udhëtarët paraprakisht për ndërrimin, apo të
rimbursoj plotësisht udhëtarin (-5% e çmimit total për transakcione bankare)
13. PROBLEMET GJATË REZERVIMIT
Nëse gjatë rezervimit keni hasur në ndonjë problem,
udhëtarit i rekomandohet fuqishëm që të kontaktoj operatorin përmes
telefonit dhe të paraqes detajet e problemit. Nëse udhëtari ka bërë
rezeruar dhe nuk ka pranuar konfirmimin e rezervimit me sugjerohet të
kontrollohet edhe në follderin “spam”. Udhëtarit i rekomandohet të
kontaktoj me operatorin nëse edhe pas 30 minutash ose më shumë ende nuk ka
pranuar rezervimin me
Udhëtari është përgjegjës që
e-maili i dhënë të jetë i saktë dhe aktiv. Operatorinuk merr përgjegjësi
nëse e-maili i dhënë është gabim apo ka problem tjera funksionale.
14. SAKTËSIA E TË DHËNAVE
Materialet
që shfaqen në faqen e internetit tonë mund të përfshijnë gabime eventuale
teknike, tipografike ose fotografike. Operatori nuk garanton që të gjitha
informacionet të jenë plotësisht të sakta, dhe të aktualizuara . Operatori
mund të bëjë ndryshime në materialet që gjenden në në çdo kohë pa
paralajmërim.
15. LIDHJET E JASHTME
Operatori
nuk i shqyrton të gjitha faqet e ndërlidhura dhe nuk është përgjegjës për
përmbajtjen e ndonjë faqe të tillë të lidhur. Përfshirja e ndonjë lidhjeje
nuk nënkupton miratimin e operatorit për përmbajtjen e asaj faqe..
16. NDRYSHIMET
Operatori
mund të ndryshoj kushtet ë shërbimit për faqen e saj në çdo kohë pa
paralajmërim. Duke përdorur këtë faqe ju pranoni respektimin e versionit
të tanishëm të këtyre kushteve të shërbimit.
17. JURIDIKSIONI
Këto
terma dhe kushte rregullohen dhe interpretohen në përputhje me ligjet e
Republikës së Kosovës dhe ju detyrimisht i nënshtroheni juridiksionit
ekskluziv të gjykatave në Republikën së Kosovës.
18. KUSHTET TJERA
Për çështje tjera që mund të mos jenë cekur këtu,
vlejnë politikat e dhe kushtet e brendshme të operatori të udhëtimit.
Kushtet që mund të mos jenë përmendur këtu nuk nënkuptojnë se mund të
përdoren kundër operatorit dhe të pranohen si të tilla.
Secili individ mund të kontaktoj me operatorinpër të
marrë informacione që mund të mos jenë përfshirë në kushtet e përdorimit.
Operatori mund të mbledh informacione nga aktiviteti
dhe ndërveprimi juaj në faqen tonë dhe ti përdor këto të dhëna për të
përmirësuar cilësinë e shërbimit online ose për të riparuar problemet që
mund të paraqiten gjatë përdorimit të faqes.
Operatori nuk ka të drejtë të ndajë, shes apo jep me
qera informacionet e udhëtarëve me asnjë palë të tretë, përveq kur këto
kërkohen me mandat gjygjësor.
19. PËRFUNDIM
Materialet edhe përmbajtja në këtë faqe interneti
mbrohen nga ligji i autorit dhe i markës tregtare.
Duke hyrë dhe shfrytëzuar këtë faqe, ju jeni duke i
pranuar këto kushte shërbimi, të gjitha ligjet dhe rregulloret në fuqi dhe
pajtoheni që të jeni përgjegjës në përputhje me ligjet e aplikueshme në
Republikën e Kosovës.